“Nuk i ndihmova Gruevskit që të marrë azil”! Dashtevski pohon se është kandidat më mbipartiak nga të gjithë

Shkup – Anëtarët e KSHZ-së u betuan se do të punojnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme sipas Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit, njofton Tv21.tv

Por në opinionin publik kishte reagime të ashpra në lidhje me propozimin për funksionin e kryetarit. Aleksandar Dashtevski mohon se këtë funksion e ka marrë për shkak se i ka ndihmuar ish-kryeministrit Gruevski që të marrë azil dhe për shkak se lideri aktual i partisë, Hristian Micksoskik i mbush premtimet ndaj tij.

Aleksandar Dashtevski: “Jo”.

A jeni të sigurt?
Aleksandar Dashtevski: “100%”.

Dashtevski thotë se propozimi i VMRO-DPMNE-së, ka të bëjë vetëm me zgjedhjen, kurse pastaj ligji, siç u shpreh, duhet të punohet në mënyrë profesionale.

“Mund të thuhet se unë jam kryetari më mbipartiak nga të gjithë, sepse nuk jam anëtar i asnjë trupi të komisionit apo partisë, e as nuk jam pjesë e ndonjë aktiviteti. Kjo është vetëm në pjesë e zgjedhjes, më me siguri kanë menduar se punoj mirë dhe se do ta bëjë punën mirë”, deklaroi Aleksandar Dashtevski – Kryetar i KSHZ-së.

3 anëtarët e KSHZ-së mbesin në pozitat e tyre – Boris Kondarko dhe Radica Risteski, të cilët janë propozuar nga LSDM-ja, si dhe Ditmire Shehu, e cila vjen nga radhët e BDI-së, dhe e cila deri më tani e ka ushtruar funksionin e nënkryetares. Anëtarë të rinj të komisionit janë Boban Stojanovski nga VMRO-DPMNE-ja, Oliver Ristovski, propozim i LSDM-së, dhe Krenar Lloga nga Aleanca për shqiptarët./ora24.tv/