Shkup – Me ardhjen e Bujar Osmanit, në krye të diplomacisë shtetërore, MPJ komunikon në dy gjuhë- si brenda institucional ashtu edhe me institucionet dhe subjektet tjera, njofton News-mk
Këtë fakt shefi i diplomacisë e ka bërë, nëpërmes facebook-ut të tij, duke postuar përgjigjen ndaj deputetit maqedonas nga radhët e VMRO- DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Si për ironi, Milloshoski, ka qenë mjaftë i zëshëm duke kundërshtuar dygjuhësinë në RMV./ora24.tv/