Rreth 28 mijë qytetarë mbetën pa gjashtë mijë denarët e premtuar të ndihmës shtetërore. Bankat që të mund ti paguajnë edhe këto para, kërkojnë nga Qeveria ndryshime në ligjin tashmë të miratuar, ku do të zgjatet afati, që skadoi të premten e kaluar. Nëse nuk ka ndryshime në Ligj, bankat janë të detyruara ti kthejnë paratë e destinuara për qytetarët në buxhet edhe atë deri të enjten, thonë nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë./alsat.mk