Pamje nga aksidenti i rëndë në Portin e Durrësit/ Kush ishte efektivja 25-vjeçare që u përplas për vdekje (Emri-Foto)

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Portin e Durrësit, ku një trajler ka përplasur për vdekje një 25-vjeçare, përcjellë Shekulli

Mësohet se viktima është shtetasja Artimeda Haskasa, e cila ishte punonjëse e sigurisë portuale.

Aksidenti i rëndë ndodhi në brendësi të portit dhe siç mund të shihni edhe në fotot e mëposhtme 25-vjeçarja është përplasur në momentin që trajleri po hynte në terminalin e kontejnerëve.

Policia informoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, ku shtetasi F.K.,  39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar për vdekje shtetasen A.H., 25 vjeçe.

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./ora24.tv/