PARASHIKIMI I MOTIT/ PRITET QË TË SHTOHEN RESHJET E SHIUT DHE BORËS

Shkup – Pas përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve të motit, pritet të intensifikohen në ditët e ardhshme reshje të shiut, mjegull dhe bora. Lidhja Automoto e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe përgjegjshëm për funksionimin e sigurt të automjetit në temperatura të ulëta dhe kushteve dimërore të rrugëve, njofton SHENJA

Lidhja Automoto e Maqedonisë së Veriut

“Rekomandojmë shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara së komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër, Strugë,Vinicë- Berovë dhe Koçan- Dellçevë”

Nga LAMM bëjnë të ditur se në rrugët shtetërore komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, dhe se  është zvogëluar dukshmëria deri në 50 metra për shkak të mjegullës që ka në qafat malore Mavrovë- Strazhë- Preskë dhe Gjavatë. Ata gjithashtu bëjnë apel se është i detyrueshëm posedimi i pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. /ora24.tv/