Pas Sindit, ky është konkurrenti që lë “Për’puthen”

Sindi ka bërë të ditur se më nuk do të jetë pjesë e emisionit “Për’puthen”.

Pas saj, këtë vendim e ka marrë edhe një konkurrent tjetër i këtij emisioni, shkruan Indeksonline.

Riniani përmes një publikimi në Instastory ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i është dhënë që kur hyri në program.

“Miq, Faleminderit te gjitheve per Suportin, Kritikat edhe Komplimentet e pafundme qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne Perputhen . Kam marre mesazhe te shumta per mungesen time, doja t’ju njoftoja ashtu si e keni pare, une nuk jam pjese e programit ka 3 jave, arsyet do vijne se shpejti!

Faleminderit edhe shume mirenjohje per te gjithe ju! Ju dua shume” shkroi ai në postimin e tij në Instagram.//ora24.tv