Kosovë – Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka konfirmuar se slogani i PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit është “Rimëkëmbje”, shkruan Syri.net Kosova.
Hoxhaj ka bërë të ditur se PDK është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
RIMËKËMBJE!
Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje. Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019!
UÇK-ja ishte themeli i rimëkëmbjes tonë kombëtare. PDK-ja është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës./ora24.tv/
Bashkë do ta rimëkmëbim Kosovën. #PDK #Rimëkëmbje
Postimin e plotë e keni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/photos/a.331893723579053/3158176544284076/?type=3