Shkup – Presidenti Stevo Pendarovski siguron se mes vërrejtjeve që Bullgaria I vendosi ndaj Planit të veprimit të dërguar nga RMV-ja, me propozime për kthimin e besimit të ndërsjelltë në shumë fusha, nuk ka cështje që kanë të bëjnë me identitetin ose gjuhën maqedonase. Pas bllokimit bullgar të negociatave aderuese me BE-në, Shkupi ofron një sërë masash për relaksimin e situatës tensionuese – thotë Presidenti Stevo Pendarovski, në intervistën për Agjencinë e lajmeve MIA, përcjellë KlanMacedonia.
Në pyetjen se cfarë solli përfaqësuesi I posacëm I Qeverisë, Profesori Vllado Buçkovski, pas takimeve në Sofje, Presidenti Pendarovski në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA thotë asgjë ndryshe nga qëndrimet e deritashme. Maqedonia e Veriut tani me një sërë masash do të përpiqet t`I zbusë tensionet pas vetos bullgare.
“Do të thotë flasim për infrastrukturën, për arsimin, mediat, për ndërlidhje më të mirë në shumë fusha, në energjetikë, që janë të lidhur me problemin kryesor. Problemin kryesor e dini – insistimi bullgar se në cështjet identitare të kombit maqedonas, duhet që para 1944 të nënshkruhet se kanë qenë bullgare, respektivisht se rrënjët kanë qenë bullgare. Ne, kuptohet, me këtë asnjëherë s`jemi pajtuar e as që do të pajtohemi në të ardhmen”, potenconSTEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së
Sic paralajmëron Presidenti, javën e ardhshme, lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë në Kuvend do të prononcohen Ministri i Jashtëm dhe Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane, kërkesë kjo e kahmotshme edhe e opozitës.
“Mendoj se është miratuar vendimi në Qeveri që kjo të ndodhë. Nuk ka arsye përse të mos ndodhë. Kjo është edhe obligim që kohë pas kohe të informohet parlamenti dhe deputetët. Do të thotë, do të ketë një sesion të këtillë, ku me siguri se do të bisedohet edhe për zhvillimet e fundit në kuptim të dokumenteve”, thotë STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së
Nga administrata e re amerikane të Presidentit Xho Bajden, që javën e ardhshme duhet edhe zyrtarisht të inaugurohet në Uashington, Presidenti pret vëmendje më të madhe ndaj Evropës dhe Ballkanit.
“Me të vërtetë këtu presim më shumë angazhim dhe interes ndaj Ballkanit Perëndimor. Xho Bajdeni ka relacione personale me këtë rajon, ka qenë edhe në kohën e luftërave të fundit në Ballkan në konferenca të ndryshme ndërkombëtare, forume, shumica prej nesh jemi takuar ose kemi qenë në ngjarje të njëjta, kështu që mendoj se Ballkani është rajoni që shumë mirë njihet nga Presidenti Xho Bajden”, përfundoi STEVO PENDAROVSKI – PRESIDENT I RMV-së
Në kontekst të reformave në institucionet shtetërore, që priten edhe nga bashkësia ndërkombëtare por edhe nga NATO-ja, Pendarovski thotë se në vazhdë e sipër është kontrolli I sigurisë së rreth 150 personave nga eshalonet më të larta politike, të intelegjencës dhe të mbrojtjes, prej të cilëve deri më tani ka përfunduar gjysma e tyre edhe atë pozitivisht, kurse vetëm dy kërkesa për certifikata të sigurisë janë refuzuar – siguron Presidenti Stevo Pendarovski. /ora24.tv/