Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski uroi qytetarët me një videomesazh për Vitin e Ri.
“Çdo vepër e mirë vazhdon të jetojë tek njerëzit që kemi ndihmuar dhe kujdesur.
Pandemia do të kalojë. Do të vijnë ditë më të mira. Do të mundemi të jemi së bashku, pa frikë.
Ne duhet të jemi të përgatitur sistematikisht për krizën e ardhshme, duhet të rimëkëmbim ekonominë, duhet të zhdukim padrejtësinë, t`i kapërcejmë ndarjet dhe t’i shërojmë këto plagë.
Të gjithë ne meritojmë shumë më shumë gëzim dhe lumturi!
Në vitin 2021, ju dëshiroj të kemi shëndet, vetëm shëndet, që të mundemi të përmbushim të gjitha dëshirat tona”, përfundoi ai./ora24.tv/
https://www.facebook.com/SPendarovski/videos/440356813987061/