Pendarovski: Nuk pres përparim me Bullgarinë! Sofja sërish dërgoi kërkesat për çështjet e identitetit

Shkup – Dokumentin të cilin Bullgaria na e dërgoi përmes përfaqësuesit të posaçëm, Vllado Buckovski, si plan i tyre aksionar, i përmban kërkesat bullgare rreth gjuhës dhe identitetit të Maqedonisë, zbuloi Presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për MIA, përcjellë tv21.tv

Ai thotë se në planin tonë aksionar që ia kemi dorëzuar Bullgarisë qysh në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka asgjë lidhur me identitetin, gjuhën apo kombin, por vetëm propozojmë një sërë masash që duhet ta relaksojnë atmosferën në muajt e ardhshëm.

“Përgjigja që pashë nga pala bullgare ndaj planit tonë aksionar praktikisht nuk përmbush disa nga kërkesat tona. Ka diçka në lidhje me këtë, por ju përsëri futni atë që e mendoni për shenjat e identitetit të kombit maqedonas”,  tha Pendarovski.

Shefi i shtetit nuk është optimist se mund të ketë progres të madh në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe se tërësisht do të hiqet vetoja për start të negociatave pas zgjedhjeve të tyre në pranverë. Ai konsideron se qëndrimet e Sofjes nuk mund të shihen vetëm si fjalë parazgjedhore, duke pasur parasysh se Deklarata në Parlamentin bullgar ishte miratuar me shumicë absolute.

Megjithatë, siç tha, pret një rol më aktiv nga Brukseli, sepse, çështja e integrimit të Ballkanit Perëndimor është një çështje strategjike për Bashkimin Evropian, dhe jo vetëm për njerëzit që jetojnë në vendet e rajonit./ora24.tv/