Shkup – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me ftesë të kreut të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, z. z. Stefani mori pjesë në pritjen, që organizohet rregullisht me rastin e festave të Krishtlindjes dhe kremtimit të emrit të tij – festa e Shën Martirit të parë Shën Stefani, njofton Telegrafi
Në pritjen e Krishtlindjes, kumtuan nga kabineti i Xhaferit, mori pjesë kreu shtetëror, respektivisht Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./ora24.tv/