Për 10 ditë, 835 gjoba për vozitje të shpejtë

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se për dhjetë ditë, nga 31 dhjetori 2020 deri më 9 janar 2021, janë sanksionuar 6,489 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik, njofton tv21.tv

Sipas Ministrisë, 414 sanksione për automjete të paregjistruara, 520 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 185 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 835 për ngasje me shpejtësi më të lartë sesa është e lejuar dhe 312 për parakalim në mënyrë të paligjshme.

“Kontrollet e intensifikuara ndikojnë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve në trafik në periudhën kur zbatohen këto kontrolle. Në nëntor 2020 krahasuar me nëntor 2019 kishim rënie prej 21 për qind, ndërsa kur e krahasojmë dhjetorin 2020 me dhjetorin 2019 kemi rënie prej 23 për qind të numrit të aksidenteve të trafikut. Si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra, viti 2020 është me numrin më të ulët të viktimave në trafik”, thekson MPB-ja./ora24.tv/