Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar/ Forumi rinor i PD-së firmos peticionin: Vendimi të shkojë në referendum!

Disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë ish-kryeministrin Sali Berisha. Basha tha se ky vendim ishte personal i tij, duke i hequr barrën e përgjegjësisë deputetëve të tjerë, raporton top-channel.

Ndërsa në kundërpërgjigje të tij, Berisha tha se ky vendim është antistatutor dhe antiligjor sepse kjo çështje nuk është kaluar në votim, sikurse e parashikon statuti i Partisë.

Sot kryesia e forumit rinor të Partisë Demokratike kërkon që vendimi për përjashtimin e Berishës nga PD të shkojë në referendum