​Përplasje mes tifozëve dhe policisë në hyrjet e stadiumit në Tiranë

Kalimi i orës ka bërë që të ketë dyndje në hyrjet e stadiumit Air Albania para nisjes së ndeshjes finale të Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Kjo ka bërë që të krijohen tensione në një nga hyrjet e stadiumit, aty ku do të futen tifozët holandezë.

Ata kanë tentuar të kalojnë pa kontrollin e sigurisë. Kjo ka bërë që të ndërhyrjnë forcat e policisë, të cilat kanë normalizuar situatën.