Peugeot zbulon veturën elektrike me 670 kuaj fuqi (Foto)

Kompania franceze e automobilave Peugeot ka prezantuar konceptin e ri të quajtur Inception në Panairin e Konsumatorit Elektronikë 2023.

Vetura është një sedan i ri elegant që përmban disa nga elementët e dizajnit të platformës së ardhshme STLA Large nga Stellantis.

Platforma STLA Large, siç sugjeron edhe emri i saj, ka për qëllim të mbështesë prodhimin e automjeteve të mëdha, duke përfshirë potencialisht modelet më mbresëlënëse në linjën e Peugeot.

Inception është pesë metra e gjatë, por Peugeot thotë se dizajni do të bartet në të gjithë gamën duke filluar nga viti 2025, duke përfshirë automjetet më të vogla.

Vetura është e pajisur me një bateri 100 kWh 800 V që Peugeot pretendon se mund t’i japë mundësi veturës që të ecë deri në 800 km.

Bateria fuqizon dy motorët elektrikë dhe do të lëviz me të gjitha rrotat. Motorët kanë fuqi të kombinuar prej gati 670 kuajfuqi, duke lejuar Inception të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, në më pak se tre sekonda.