PK “Mavrovë”: Është plagosur një ari në rrugën Jançe-Rostushki, mund të jetë agresive

Parku Kombëtar “Mavrovë” përmes Facebook-ut njofton se dje është plagosur një ari në rrugën Dibër – Mavrovë, në shtrirjen ndërmjet fshatit Jançe dhe urës Rostushki, i cili mund të jetë agresiv pas goditjes nga vetura.

“Ju njoftojmë se sonte në rrugën në mes të fshatit Jançe dhe Ura Rostushki, është plagosur një ari nga një veturë. Lusim peshkatarët sportivë dhe vizitorët e tjerë që do të lëvizin në këtë pjesë të jenë shumë të kujdesshëm sepse ariu i lënduar mund të jetë agresiv”, thuhet në njoftimin e Parkut Kombëtar “Mavrovë”.

Nga atje shtojnë se nëse dikush e vëren të lajmërojë menjëherë shërbimet e PK Mavrovë.