Polici dhe pedagogu humb jetën në krye të detyrës në Durrës

Shqipëri, 26 nëntor – Janë konfirmuar 13 viktima ditën e sotme për shkak të tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë.

Nje nga viktimat e termetit tragjik qe goditi sot vendin tone eshte edhe polici dhe pedagogu, Bajram Hajdarmataj.

Ai ka nderruar jete ne krye te detyres, teksa ishte ne Kavaleshencen e Ministrise se Brendshme ne Durres.

Mesazhi i Metës

Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta!