Në kuadër të aksionit të policisë për të zbuluar shoferë të cilët ngasin makinën e tyre mbi shpejtësinë e lejuar në rajonin e Tetovës, është kapur një shoferë i cili ka vozitur me shpejtësi 212 km/h në autostradën Tetovë- Gostivar.
“Në aksionin janë zbuluar dhe sanksionuar 101 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Po ashtu katër shoferë janë zbuluar në gjendje të alkoolizuar”, kanë bërë të ditur nga SPB Tetovë, informon SHENJA.
Janë sanksionuar edhe 32 shoferë tjerë për gabime tjera në komunikacion, më tepër për mos pasje të patentë shoferit./ora24.tv/