Prej sot gjyqësori fillon pastrimin

Shkup – Prej sot fillon pastrimi i gjyqësorit që si prioritet Qeveria e vendosi në vendin e parë mes 10-ëve në vitin 2021. Pastrimi do të bëhet në bazë të raportit me mbikëqyrje në gjashtë lëndë për prokurorët dhe dhjetë lëndë për gjykatësit siç parashikon Metodologjia për kontrollin e punës së gjyqësisë në vendin tonë. Kjo bashkërisht me rregulloret e re për vlerësim duhet të sigurojë gjyqësi efikase dhe prokurori publike që do e kthejë besimin në shtetin juridik, raporton koha.mk.

Me pastrimin do të përcaktohet nëse ka anulim të paarsyeshëm, të seancave nga ana e gjykatësve, mosrespektim ose tejkalim i seancave ligjore, vjetërsimi dhe ndjekje ose kryerje e sanksioneve për lëndë penale, vendim jo të rregullt ose ankesa për vjetërsim nga palët. Fokusi do të vihet në rastet e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, prokurori Lubomir Joveski dhe kryetari i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev kanë deklaruar se nuk duan në çfarëdo mënyre të ushtrojnë presion ose ndikim në gjyqësinë dhe prokurorinë, por se angazhohen që syçelë të ndjekin procesin me të cilin do të fitojmë sistem gjyqësor të reformuar, transparentë dhe efikas dhe të liruar nga çfarëdo presionesh.

Vlerësimi i prokurorëve publik, siç ka qartësuar prokurori publik do të fillojë më 1 janar, ndërsa prokurorët do të vlerësojnë në bazë të raportit gjashtëmujor ku do të shqyrtohen raportet gjashtëmujore ku do të rishikohen gjashtë lëndët, nga të cilët tre do t’i caktojë prokurori publik, derisa tjerat lëndë do të zgjidhen sipas zgjedhjes së rastësishme.

Vlerësimi i cilësisë së drejtimit të procedurës gjyqësore, sipas kryetarit të Këshillit gjyqësor do të zhvillohet përmes mbikëqyrjes në dhjetë lëndë nga ana e gjykatësit ku pesë lëndë fitohen sipas zgjedhjes së rastësishme nga ana e sistemit të kompjuterizuar për menaxhim me lëndët gjyqësore dhe pesë të përcaktuar nga vetë gjykatësi zhvillimi i procedurës gjyqësore që duhet të vlerësohet. Mbikëqyrjen në këto komisione e bëjnë komisione të përbëra nga pesë anëtarë të gjykatësve nga Gjykatat e Apelit, ose nga Gjykata e Lartë, ndërsa i formon Këshilli i zgjedhjes së rastësishme.

Sipas ministrit të Drejtësisë janë krijuar të gjitha kushtet edhe në gjyqësi dhe prokurori të ketë kontroll cilësor dhe kontroll profesional të punës edhe gjyqësisë dhe prokurorisë.

“Planet për të ardhmen janë ambicioze, qëllimet të qarta dhe të ndershme, ndërsa përkushtimi maksimalisht. I ka pëlqyer dikujt ose jo, Maqedonia e Veriut do të jetë shtet juridik ku do të përgjigjen ata që e kanë shkelur ose në të ardhmen i shkelin ligjet”, ka thënë Mariçiqi.

Në vitin 2020 dhe 2019, sipas të dhënave të Këshillit gjyqësor janë shkarkuar tetë gjykatës, ndërsa procedurë është ngritur kundër 83 gjykatësve./ora24.tv/