Mbështetësit e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kuvendit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, raporton Radioeuropaelirë
Senati shkoi në pauzë, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.
Nënpresidenti Mike Pence, i cili po mbikëqyrte sesionin e përbashkët të Kongresit, u pa duke u larguar nga sigurimi.
” Nuk ka vend për dhunë në politikën tonë, pavarësisht nga cila anë jeni”, tha Ronna McDaniel, kryetare e Komitetit Kombëtar Republikan në një postim në Twitter.
Mbështetësit e Trumpit marshuan drejt ndërtesës së Kongresit, ku u përballën me policinë, pasi presidenti iu drejtua atyre gjatë ditës.
Votuesit, gjykatat, shtetet – të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata, ne do ta dëmtojmë republikën tonë përgjithmonë”, tha Mitch McConnell.
Nënpresidenti aktual, Mike Pence, tha se roli i tij “kryesisht ceremonial” në seancën e sotme të Kongresit, nuk e lejon atë që ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Bidenit.
Në një deklaratë me shkrim, Pence tha se është gjykim i tij që Kushtetuta amerikane e ndalon atë ta bëjë një gjë të tillë.
Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm atij”, tha Pence.
Kolegji Zgjedhor – sistemi i përdorur për të zgjedhur presidentin e SHBA-së – e ka konfirmuar fitoren e Bidenit në muajin dhjetor.
Ligjvënësit republikanë planifikojnë t’i kundërshtojnë votat elektorale në së paku gjashtë shtete – Arizona, Xhorxhia, Nevada, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin.
Përpjekja e republikanëve nuk ka pothuajse asnjë shans për ta parandaluar Bidenin që të marrë detyrën më 20 janar, sepse demokratët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe mjaft republikanë e kundërshtojnë përpjekjen./ora24.tv/
Në linkun e mëposhtëm, e keni videon e hyrjes së republikanëve në Kongres: