Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin

Putin nuk do të jetë prezent në funeralin e Yevgeny Prigozhin. Lajmin e bëri të ditur Kremlini mëngjesin e së martës.

Prezenca e presidentit nuk është e parashikuar,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për gazetarët.

Peskov shtoi se Kremlini nuk kishte ndonjë informacion specifik për funeralin, dhe se detajet e përgatitjeve ju ishin lënë familjarëve.

Nuk dihet ende se kur do të mbahet funerali i Prigozhin-it, por mediat raportojnë se në varrezën e Shën Petersburgut ishin rritur masat e sigurisë këtë mëngjes.

Putini i bëri homazhe Prigozhin-it pas rrëzimit të avionit javën e shkuar, duke e cilësuar atë një biznesmen të talentuar por që bëri “gabime serioze”.