Qeveria do ta mbajë mbledhjen e 39-të

Shkup – Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e 39-të, tematike, plotësisht e dedikuar informacioneve për programet vjetore dhe planeve për punë të disa ndërmarrjeve publike, agjencive, organeve të pavarura drejtuese dhe organizatave drejtuese, njofton Tv21.tv

Në disa nga pikat e rendit të ditës, siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, do të shqyrtohet Informacioni për Programin vjetor për ndërtim, rekonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve shtetërore për vitin 2021, Plani i biznesit për vitin 2021, Programi i investimeve për vitin  2021, 2022 dhe 2023, Informacioni për propozim-programin afatmesëm për punë të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik për vitin 2021-2023 dhe Programi për punë për vitin 2021 i Agjencisë për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në rend dite për shqyrtim, në mbledhjen e sotme është vendosur edhe Propozim-programi për promovimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2021, si dhe Informacionin për Strategjinë Kombëtare për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për periudhën 2021-2027, i propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për përfundimet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të mbahet përmes videolidhjes, opinioni do të informohet me kumtesë./ora24.tv/