Rama pas takimit me Kryeministrin grek: Vullnet për të zhvilluar marrëdhënien strategjike

Shqipëri – Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Tuiter për takimin me homologun e tij grek, Mitsotakis, përcjellë Noa.al

Shprehet se gjatë takimit në shtëpinë e kreut të Qeverisë greke kanë bërë një bilanc të situatës së pandemisë, si edhe për marrëdhëniet mes vendeve dhe problemet rajonale.

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale!

Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan Rama.

Takimi vjen në një kohë kur pak ditë më parë Kryeministri Rama vizitoi Turqinë./ora24.tv/