Rasti “Monstra”/ Me 21 janar, vendimi përfundimtar (VIDEO)

Mbrojtja e të akuzuarve në rastin Monstra, pret aktvendim lirimi.

Avokati Naser Raufi, pret që gjykata penale të vërtetojë se të gjithë ata që akuzohen për rastin Mostra, nuk kanë lidhje me aktin makabër të vrasjes së 5 personave, që ndodhi para 8 viteve në Liqenin e Smillkovës, transmeton Alsat

Procesi është drejt përfundimit, si dhe Gjykata do vendosë me 21 janar, nëse do i pranojë provat e të akuzuarve.

“ Mendoj se provat do të pranohen, kjo është për shkak të rezistencës të pazakontë të prokurorisë. Për secilën nga provat dhe propozimet tona, kemi rezistencës të pazakontë nga prokuroria, me të vërtetë nuk e kuptoj pse. Justifikimi është se kjo çështje ka zgjatur shumë dhe pse është çështje paraburgimi duhet të shkojë më shpejtë ”, tha Raufi.

Avokati Raufi, deklaroi që pret rikualifikim të lëndës së rastit Monstra, dhe tërheqje të akuzave.

“ Pritjet tona, janë që të ketë rikualifikim të prokurorisë, sepse në asnjë rast nuk mund të ketë akuzë të tillë, si ajo e mëparshmja, se bëhet fjalë për ndonjë lloj terrorizmi. Mendoj se do të ketë rikualifikim, dhe për ndonjë nga të akuzuarit, akuza do të tërhiqet, ndoshta për të gjithë ”, përfundoi avokati Naser Raufi.

Me 21 Janar, Gjykata Penale do vendos, nëse do pranoj provat shtesë për të pandehurit: Halil Demiri, Agim Ismajloviç, Afrim Ismajloviç, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta./ora24.tv/