Realizohet mbledhja konstitutive e KomisionitNacional për UNESKO

Shkup – Komisioni Nacional për UNESKO-n i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e realizoi mbledhjen konstitutive, në platformën Zum, njofton Tetova Sot

Me detyrë zyrtare, kryetare e Komisionit është ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.

Komisioni nacional për UNESKO-n, është i përbërë nga 22 anëtarë, në mesin e të cilëve janë ministra nga Qeveria e RMV, drejtorë të institucioneve shtetërore dhe autoritete nga sferat e organizatës botërore.

Ministrja Stefoska i informoi anëtarët në lidhje me mënyrat e realizimit të bashkëpunimit të Komisionit Nacional me UNESKO-n dhe koordinimin me organet, institucionet dhe organizatat e këtij resori me Sekretariatin e Komisionit Nacional. U potencuan edhe prioritetet e Maqedonisë së Veriut para Konferencës së ardhshme vjetore të organizatës botërore, e që kanë të bëjnë me nevojën e përforcimit të bashkëpunimit e vendit tonë me UNESKO-n në të gjitha sferat dhe nivelet programore (komitete, borde, etj.), si dhe një pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në aktivitetet e organizatës./ora24.tv/