Regjistrimi do të “zbulojë” të shpërngulurit

Shkup – Rezultatet e Ligjit për Regjistrim do të dëshmojnë numrin e lartë të shpërngulurve, kështu ka deklaruar Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski. Sipas tij edhe po të mbledhin profesionistët më të mirë në botë, sërish do të ketë pakënaqësi mbi rezultatin. “Edhe po të mbledhim profesionistët më të mirë në botë, sërish do të ketë pakënaqësi. Personalisht mua nuk do të më pëlqejnë të dhënat, sepse e di se do të kemi një vrimë të madhe të zezë të njerëzve që janë shpërngulur e ne nuk i kemi evidentuar. Do të jemi larg rritjes së popullsisë. Do të jem i pakënaqur, por nuk do të thotë se nuk do ta pranoj. Duhet t’i hapim sytë dhe ta pranojmë realitetin. Statistika nuk e bën realitetin, por e regjistron. Jam i sigurt se shumëkujt nuk do t’i pëlqejnë rezultatet, por nuk më intereson aspak”, ka deklaruar Apostoll Simovski, Drejtori i Entit Shtetëror për statistika, shkruan Zhurnal.mk

Ai thekson se shifrat që ndodhen në Kushtetutë, për mendimin e gabuar të qytetarëve se regjistrimi bëhet vetëm për t’u konstatuar sa përqind e popullsisë janë maqedonas e sa shqiptarë, derisa në fakt regjistrimi siguron bazë të shëndoshë për planifikim në të gjithë sektorët. “LSDM do të bëjë operacion politik, jo statistikor. Për ne dhe gjithë qytetarët, është e rëndësishme që operacioni të jetë vetëm statistikor, prandaj kemi propozuar disa cështje që duhet të zbatohen që procesi të jetë fer. Iu bëj thirrje ta tërheqin në kohë ligjin, i cili është para aktit të kryer, për t’u votuar dhe me konsenzus të gjerë të bisedohet për ligj të ri”, deklaroi për Zhurnal, Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Nga ana tjetër LSDM-ja e Zoran Zaevit këmbëngul se regjistrimi në pranverë do të rezultojë me të dhëna të sakta dhe cilësore, pasi ligji që është në procedurë parlamentare është në pajtim me standardet botërore dhe rregulloret e Eurostatit. “Bojkoti dhe thirrja për bojkot të regjistrimit nënkupton thirrje për mos-respektim të ligjeve. Kjo është absolutisht absurde dhe rasti i parë që mund ta shohim në Evropë dhe botë”, deklaroi Bogdanka Kuzevska nga LSDM.

Ndërkohë që nga debati që po bëhet në shoqëri për frikën se nuk do të regjistrohen mërgimtarët, zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu thekson se nuk duhet pasur frikë pasiqë kjo është prioritet i tyre: “Nuk duhet të frikohemi nga regjistrimi i mërgimtarëve ose i qytetarëve që nuk kanë shtetësi, regjistrim patjetër të ketë”, thotë ai.

Ndryshe, debati parlamentar mbi propozim ligjin përfundoi, por ende nuk dihet se kur do të vihet në rend dite për votim./ora24.tv/