Deputeti i Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, gjatë debatit mbi Ligjin për regjistrimin e popullsisë, deklaroi se shihet qartë se opozita maqedonase tenton të mos mbahet regjistrimi. Rexhepi shtoi se ky proces është i domosdoshëm për vendin, e nuk është në dëm të askujt, por në interes të vetë shtetit.
Ndiqni një pjesë nga deklarata e deputetit të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi.