RMV: Komisioni për Sëmundje Infektive nesër mban mbledhje, lloji britanez i virusit merr hov në Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Infektive gjatë ditës së nesërme do të mbajë mbledhje në të cilën do të diskutohen ngjarjet e fundit dhe shpërndarje e llojit britanez të coronavirusit. Transmeton telegrafi.com

Tani për tani nuk ka njoftime nëse do të ketë propozim për në Qeveri për masa të reja kufizuese.

Kavadari, Ohri dhe Prilepi janë vatrat e llojit britanik të virusit, ndërsa në këto qytete numri i rasteve të reja është i madh.

Mjeku Nikolla Panovski thotë se këto masa duhet të mbesin në fuqi, por të respektohen./ora24.tv