Gjyqësi – Pastrim duhet të ketë edhe tek administrata gjyqësore, e jo vetëm te gjykatësit dhe prokurorët, konsideron shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska. Ajo për “Kanal 77” tha se angazhohet për pastrim në gjyqësor, por në të gjithë procedurën, siç tha, është me rëndësi të zbulohet pse mbahen lëndët, pse vjetërsohen dhe cilat janë arsyet për këtë dukuri, njofton TV21
“Kur flasim për prokurorinë dhe gjyqësorin, kemi nevojë për një “ajrosje më të gjerë”, me qëllim që të shihet si punon administrata. Para disa ditësh, nga Këshilli Gjyqësor mora njoftim se ka ndërruar jetë një korrier, në sirtarin e të cilit ka pasur mbi 1.500 urdhra pagese për kundërvajtje, për gjoba, me çka buxheti është dëmtuar për 20 milionë denarë. Këtu flas vetëm për një të punësuar, kush e di edhe sa raste të tilla ka,” deklaroi Ruskoska.
Në emisionin e njëjtë, edhe ministri i Drejtësisë, Bojar Mariçiq, tha se duhet të kontrollet të gjitha marrëdhëniet mes një gjykatësi dhe një prokurori, duke shtuar se duhet parë edhe roli i administratës dhe shërbimeve profesionale. Mariçiqi, shtoi se në këtë relacion, ka edhe sjellje korruptuese.
“Më me gjasa për një shpërblim të vogël parash nëpunësi nuk i ka dorëzuar urdhrat pagese, por nuk besoj se ai e ka bërë këtë vetë, zakonisht bëhet fjalë për veprim të përbashkët”, përfundoi ministri Mariçiq./ora24.tv/