Seancë e re gjyqësore për “Target-Fortesa”

Shkup, 22 nëntor – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa”.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.

Në seancën e fundi dëshmoi kryeministri Zoran Zaev, i cili sqaroi se si kryetar i LSDM-së Verushevski e ka informuar se partia disponon me dokumente dhe materiale nga lloji i ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe se për këtë për herë të parë ka dëgjuar kur është bërë kryetar i partisë LSDM, në qershor të vitit 2013.

Zaev kishte thënë se nga shqyrtimi i atyre dokumenteve ka parë se në shtet bëhet ndjekje masive e komunikimeve, se kjo bëhet jashtë ligjit të përshkruar, gjegjësisht pa urdhër nga gjykata dhe masa të veçanta hetuese, si dhe masiviteti i përgjimit sipas vlerësimit të tij ka përfshirë mbi 20.000 qytetarë.

Targeti më i shpeshtë, Zaev tha se ishin opozita dhe përfaqësues të lartë të LSDM-së opozitare, por se janë ndjekur edhe gazetarë, ekspertë, përfaqësues të OJQ-së, si dhe njerëz afaristë nga shtet, përfaqësues fetarë dhe disa numra telefonikë nga përfaqësues të lartë të pushteti në atë kohë.

Zaev, ka thënë se përfshihet në këtë ndjekje si person i cili është përgjuar, por se nuk kërkon asnjë dëmshpërblim.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonikë për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësorë./Zhurnal.mk

Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të urdhrave gjyqësorë për 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.