SHBA: Shumë policë të plagosur në ngjarjet në ndërtesën e Kongresit

Një numër i madh i oficerëve të policisë u plagosën në përleshjet midis policisë dhe mbështetësve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në ndërtesën e Kongresit Amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Garda Kombëtare e SHBA-së, si dhe policia, u nisën për të qetësuar protestuesit në ndërtesën e Kongresit teksa vazhduan përplasjet midis policisë dhe mbështetësve të Trump-it, shkruan SHENJA.

Burime të sigurisë thanë për CNN se një numër oficerësh policie janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe protestuesve në ndërtesën e Kongresit./ora24.tv/