Shefi i diplomacisë greke javën e ardhshme vjen në Shkup

Shkup, 23 nëntor – Në Shkup të martën arrin shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias , i cili në një intervistë për radion greke “Real fm” theksoi se nuk është sigurt se “ne mundemi ta çojmë politikën franceze në ndryshim”, por shtoi se me siguri do të përpiqen dhe se do të përpiqen të bëjnë më shumë nga ajo që munden.

Dendias dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme kompetent për diplomacinë ekonomike Kostas Frankojanis më 26 nëntor arrijnë në vend, ndërsa zëdhënësi i MPJ-së greke Aleksandar Genimatas theksoi se një prej temave për të cilat do të bisedohet është edhe zhvillimi shtesë i marrëdhënieve ekonomike.

Shefi i diplomacisë greke para vizitës në Shkup e përsëriti qëndrimin e Greqisë – mbështetje për zgjerimin e BE-se sepse “kjo është në interes edhe të Evropës edhe të Greqisë”.

Ai tashmë ka pasur takim me Nikolla Dimitrovin në Bruksel, ndërsa javën e ardhshme për vizitë në Athinë do të arrijë ministri holandez i Punëve të Jashtme. Holanda ishte një prej tre vendeve të cilat i thanë “jo”, ndërsa Dendias deklaroi se planifikon të niset për në Kopenhagë, por planifikon edhe takim me francezët.

“Me Le Drijan u takuam pardje në takimin e NATO-s. Në kuadër të mundësive tona, bëjmë më shumë nga ajo që mundemi”, tha dje Dendias.

Mbështetja për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars të vitit të ardhshëm por rritet. Gjithsej 15 vende anëtare të Unionit e kanë vendosur nënshkrimin e tyre në letër, e cila javën e kaluar u dërgua në Komisionin Evropian, në të cilën kërkohet fillim i negociatave për të dy vendet në mars të vitit 2020. Letra fillimisht u dërgua prej gjashtë vendeve anëtare, ndërsa atyre iu bashkangjitën edhe nëntë vende të tjera nga Unioni.