Shërbimi sekret në Maqedoninë e Veriut po mban peng mijëra kërkesa për shtetësi të shqiptarëve

Deri sa përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për shtetësi vazhdojnë, Alsat mëson se mijëra kërkesa të qytetarëve janë akoma pa u shqyrtuar, përcjellë Alsat

Bëhet fjalë për 2 536 kërkesa që qëndrojnë në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare, shërbimi sekret që tani ka marrë një emërtim të ri.

Ky institucion i sigurisë së lartë gjatë vitit të kaluar nuk ka dhënë mendim për 843 kërkesa për shtetësi, ndërsa gjatë vitit 2019 për 912 kërkesa./ora24.tv/