Shfaqi gjuhë urrejtje ndaj viktimave të aksidentit, arrestohet gazetari bullgar

Në një moment kaq tragjik sa ai i aksidentit me 46 viktima në Bullgari, e vetmja gjë që nuk pritej ishte të shfaqej gjuha e urrejtjes ndaj atyre që humbën jetën, raporton news33.

Por diçka të tillë e ka bërë një gazetar bullgar i identifikuar si Stefan Belev. Ky i fundit ka shprehur një gjuhë urrejtje ndaj shtetasve maqedonas që humbën jetën në Bullgari dy ditë më parë, raporton news33.

“Në autostradën Struma u zbulua natën një show fishekzjarrësh, një barbekju i ri maqedonas! Të ftuarit e parë ankohen se ishte gatuar pak, por megjithatë shprehin shpresat se ngjarja pothuajse do të përsëritet! Gëzuar”, ishte ajo ç’ka kishte shkruar gazetari duke iu referuar viktimave dhe shpërthimit që i mori jetën.

Reagime të shumta ka pasur në rrjet, ku përdoruesit e rrjeteve sociale kanë protestuar fjalët e tij. Duket se autoritetet bullgare i janë përgjigjur këtyre thirrjeve, duke e arrestuar personin në fjalë.

Sakaq si pasojë e reporteve të shumta, Belev i është bllokuar aksesimi në Facebook./ora24.tv