SHPALLJE/ Teatri për fëmijë dhe të rinj shpall konkurs për punësim !

Drejtoresha e Teatrit për fëmijë dhe të rinj Dijana Toska informon për konkursin e shpallur për shtatë vende pune, transmeton aktuale.mk.

Kushtet, afatin dhe mënyrën e  dorëzimit të fletëparaqitjes për punësim mund t’i gjeni në shpalljen e publikuar nga Teatri për fëmijë dhe të rinj që udhëhiqet nga drejtoresha Dijana Toska. Aktuale.mk

SHPALLJE PUBLIKE
për punësim në kohë të caktuar NR.01/2021
IN TEATRI SHQIPTAR PËR FËMIJË DHE TË RINJ – Shkup ka nevojë për punësim në kohë të caktuar deri më 31.12.2021 të dhënësve të shërbimeve publike:
1. KUL 0304 A05 011 aktor i grupit të tretë…. dy (2) realizues
1. KUL 0304 A06 001 aktor i grupit të katërt… pesë (5) realizues
Kandidati duhet t’i plotësojë këto:
Kushte të përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë i moshës madhore;
– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës; dhe
– me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
Kushte të veçanta:
– niveli i arsimit 240 kredi sipas EKTS ose të ketë të mbaruar nivelin VII/1 Artet Dramatike (drejtimi aktor) / shkollim i mesëm;
– përvoja e punës: deri në një (1) vjet në lëmi; dhe
– niveli më i lartë i njohjes së gjuhës shqipe.
Për vendin e punës nr.1 (aktor i grupit të tretë) kandidati përveç kushteve të lartpërmendura duhet të ketë të realizuara së paku 8 role të suksesshme.
Orari i punës:
– ditë pune: sipas programit të institucionit;
– orari javor i punës: 40 orë.
Neto rroga mujore:
1. për vendin e punës aktor i grupit të tretë: 32.971 denarë
2. për vendin e punës aktor i grupit të katërt: 30.314 denarë

Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes për punësim:
Fletëparaqitja për punësim dorëzohet më së voni 15 ditë nga publikimi i shpalljes.
Forma e Fletëparaqitjes për punësim mund të merret në IN TEATRI SHQIPTAR PËR FËMIJË DHE TË RINJ – Shkup çdo ditë pune nga ora 11.00-14.00 ose të kërkohet përmes postës elektronike teatriperfemije@gmail.com

Fletëparaqitja dorëzohet në letër në arkivin e IN TEATRI SHQIPTAR PËR FËMIJË DHE TË RIN-Shkup çdo ditë pune nga ora 11.00-14.00 ose përmes postës në adresën rr.Evlia Çelebiu nr.1, 1000 Shkup – Çair.

Me fletëparaqitjen dorëzohen edhe dëshmitë për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta:
– vërtetim për shtetësinë (jo më i vjetër se 6 muaj);
– kopje e letërnjoftimit;
– vërtetim mjekësor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore (jo më i vjetër se 6 muaj);
– vërtetim se nuk i është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës (jo më i vjetër se 6 muaj);
– dëshmi për kryerjen e shkollimit përkatës (origjinal ose kopje e verifikuar në noter);
– dëshmi për përvojën e punës.

Kandidatët për vendin e punës nr.1 (aktor i grupit të tretë) pos dëshmive të sipërpërmendura duhet të dorëzojnë edhe dëshmi për së paku 8 role të realizuara me sukses.

Mënyra e realizimit të procedurës për përzgjedhje:
Procedura për përzgjedhje përbëhet nga përzgjedhja administrative dhe audicioni. Kandidatët të cilët me sukses do të kalojnë përzgjedhjen administrative ftohen në audicion për të kontrolluar aftësitë artistike të kandidatit./ora24.tv