Një shpërthim ka ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj.
Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një bombole gazi, ndërsa janë të dëmtuara nga shpërthimi disa lokale e vetura.
Si pasojë e tij, 44 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore, teksa 11 janë dërguar për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë. Në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë, përcjell Kallxo.com
.Lajmin për rritjen e numrit të të lënduarve, në 44, e ka konfirmuar, Major Qazim Reka.
Ndërsa, nga Spitali i Ferizajit kanë treguar për gjendjen e të lënduarve që kanë kërkuar trajtim në këtë spital.
Major Qazim Reka, nga Policia e Ferizajt, tregoi për “Syri.net”, se bëhet fjalë për shpërthimin e bombolës së gasit, në restorantin Steak House, në qendrën tregtare “The village”, sipas tij pos dëmeve materiale ka edhe disa persona të lënduar.
Nga ana tjetër kryeprokurori i Prokurisë Themelore të Ferizajt Shukri Jashari, tha se si shkak i shpërthimit numri i të lënduarve ka kaluar 30si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.
Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë, këto informacione i ka konfirmuar kryeprokurori i Shukri Jashari.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj.
Sipas informacioneve që ka, shtatë prej të lënduarve janë nisur me autoambulancë drejt Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
“Shtatë nga të lënduarit janë nisur për në QKUK, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Aliu. /ora24.tv/