Kronikë – Mediat greke kanë nxjerrë pamjet nga vendi i ngjarjes së rëndë, ku shqiptari Edmond Llangozi, mbeti i vrarë, ndërsa dy djemtë e tij mbetën të plagosur, njofton shekulli.com.al
Në videon e publikuar nga mediat, shihet trupi i pajetë i 53-vjeçarit mes një pellgu gjaku, ndërsa bashkëshortja e viktimës ka shpërthyer në lot. Sipas policisë greke, përplasja mes familjes së shqiptarit dhe autorit ka ndodhur pas një konflikti personal.
Dy djemtë e viktimës kanë mbetur të plagosur rëndë vetëm disa metra larg vendit të ngjarjes.
Policia Greke sheh dallime personale pas përplasjes së përgjakshme në Neos Kosmos, me një të vdekur.
Në video dokumentarin e prezantuar nga mediat, shihet që oficerët e policisë sapo kanë mbërritur në Sheshin Agios Sostis në Neos Kosmos, ku të hënën pasdite ishte kthye në një zonë lufte.
Në pamje duken edhe vrimat e krijuara nga plumbat në vitrinën e dyqanit, ndërsa qindra fëmijë të vegjël ndodhesh në ato momente në vendin e ngjarjes.
Sipas autoriteteve greke, as viktima apo dy djemtë e tij nuk rezultojnë me të shkuar kriminale./ora24.tv/