Ja sa do kushtojë bileta në autobusët e Tetovës

Tetovë – Kryetari i Këshillit të komunës të Tetovës, Bekim Mehmeti, ka përshkruar tarifat me rastin e ardhjes së autobusëve të rinj në Stacionin e Autobusëve në Tetovë, njofton faktiditor.ch

Z. Bekim Mehmeti ka falënderuar këshilltarët komunal pa përjashtim që deri më tani kanë kontribuar që të jetësohet ky projekt shumë domethënës për Komunën e Tetovës. Ai ka shtuar se “gjithashtu, nuk duhet harruar edhe përfaqësuesit e ndërmarrjes dhe të gjitha palët e tjera të involvuara në këtë proces”.

Ja postimi i z. Mehmeti:

Sot edhe zyrtarisht autobusat arritën në qytetin e Tetovës.
Ka ngelur edhe pak punë teknike që ato të hynë në përdorim dhe që përfundimisht qytetarët tu’a shohin hajrin. Shpresojë që ti ruajmë dhe ti shtojmë në vitet e ardhshme.
Këshilli drejtues i ndërmarjes publike “Tetova Transport” Tetovë në mbledhjen e saj me datë:25.12.2020 solli edhe vendim për përcaktimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të ndërmarjes. Të cilët në seancën e rradhës të Këshillit të Komunës si THEMELUES pritet që të votohen./ora24.tv/