Solskjaer: Ronaldo nuk do të luajë gjithmonë titullar

Cristiano Ronaldo debutoi me dy gola përballë Newcastlet në rikthimin e tij te Manchester Unitedi, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë pikët e plota, raporton koha.net.

Përkundër kësaj, trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka paralajmëruar tifozët se Ronaldo nuk do të jetë gjithmonë titullar në ekipin.

“Ronaldo ka një fizik të jashtëzakonshëm, ai kujdeset dhe punon në maksimum, por më duhet ta pranoj se në këtë sezon, në disa ndeshje, ai do ta nisë nga stoli apo nuk do te marrë minuta. Kjo vjen, sepse duhet të jemi të kujdesshëm me minutazhin dhe të mos e teprojmë në asgjë. Normalisht është diçka të cilën ia kam komunikuar vetë Ronaldos. Do të luajmë përballë Young Boys dhe ka ende kohë për të formuar formacionin, por Ronaldo do të jetë me ne”, deklaroi Solskjaer.

Manchester Unitedi aventurën në Champions League do ta nisë të martën në udhëtim te Young Boysi./ora24.tv