Sot në rend dite të Këshillit të BE-së janë negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Në Bruksel sot po mbahet Këshilli i rregullt për punë të përgjithshme të BE-së, një nga pikat në rend dite është zgjerimi, posaçërisht negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, raporton koha.mk.

Gashper Dovzhan, sekretar shtetëror slloven për çështje evropiane dhe kryesues i takimit të sotëm e përsëriti mbështetjen e Sllovenisë për mbajtje sa më të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Porosi të njejtë dërgoi edhe sekretari shtetëror gjerman, Mihail Rot.

“Është koha që përfundimisht të fillojnë negociatat inkuadruese mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, deklaroi Rot dhe kërkoi që kontesti bilateral mes Shkupit dhe Sofjes të zgjidhet në nivel bilateral”, tha ai.

Sekretarja shtetërore kroate, Andreja Metelko theksoi se për Kroacinë zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është prioritet i lartë.

“Do të kemi diskutim të rëndësishëm për zgjerimin. Kroacia mbështetë politikë kredibile të zgjerimit dhe u jep mbështetje të gjitha gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së, për ne politika e zgjerimit është investim në sigurinë dhe stabilitetin e tërë BE-së dhe Evropës”, deklaroi Metelko.

Ministrat do të bisedojnë edhe për një sërë temash tjera, para së gjithash krizën shëndetësore, por edhe marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar dhe sundimin e së drejtës../ora24.tv