MPB – Çdo automjet që lëshon gazra të dëmshëm të shkarkimit ose krijon zhurmë do të hiqet përkohësisht nga trafiku, sipas ndryshimeve të reja në ligjin për sigurinë në trafik, i cili pas një pritje të gjatë në Parlament përfundimisht hyri në fuqi.Këto ndryshime parashikojnë sanksione më të rrepta për të kontrolluar automjetet me defekt teknik dhe ato që ndotin mjedisin.Transmeton kanal5.com.mk
Ministri Spasovski thotë se automjetet që do të hiqen nga trafiku do të merren për inspektim teknik për të përcaktuar nëse ato akoma mund të përdoren.
“Çdo automjet që krijon zhurmë të tepruar ose lëshon gazra të shkarkuar, të cilët ndotin mjedisin mund të hiqet ose përjashtohet nga trafiku në atë kohë”, tha ministri Oliver Spasovski.
Spasovski shtoi se automjetet që kanë defekt teknik ose kanë licencë të skaduar të trafikut për më shumë se gjashtë muaj, do të konfiskohen brenda 90 ditësh dhe se deri më tani mbi këtë bazë Ministria e Brendshme ka konfiskuar 26 automjete.
“Për të gjitha automjetet që janë të paregjistruara dhe në trafik mund të konfiskohen për një periudhë të caktuar kohe dhe në fakt që nga hyrja në fuqi e këtij ligji ne e zbatojmë atë. Tashmë 26 automjete sipas informacionit që më dhanë”, tha ministri Oliver Spasovski.
Një risi në ligj është heqja e pikave të ndëshkimit, dhe shoferët që kryejnë shkelje më të rënda të trafikut që rezultojnë në aksidente më të rënda trafiku mund të përballen me revokim të përhershëm të patentë shoferit të tyre./ora24.tv