Takimi Mickoski – Kasami, Limani i përgjigjet portaleve që komentuan takimin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sot kanë zhvilluar takim në një lokal dhe kanë pirë kafe në publik.

Në mediat ka qarkulluar edhe fotografi nga takimi në të cilin ka qenë i pranishëm edhe nënkryetati i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani.

I provokuar nga portalet e afërta me pushtetin, nënkryetari i Lëvizjes BESA Fatmir Limani i cili është dhe nip i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti ka treguar temat dhe arsyet e takimit Mickoski-Kasami.

Shkrimi i plotë i Fatmir Limanit në FB.

NË TAKIM ME MICKOSKIN BISEDUAM:

 ️️Për takimin e A. Ahmetit dhe Mickoskit që kan zhvilluar në Kuvend, por edhe lutjet e Aliut që të bëjnë koalicion parazgjedhorë.

Për kërkesën e BDI-së, që të marrin “LICENCËN” e LOTARIS private, për të instaluar sistemin e Bixhozit edhe më fuqishëm në vend..

Për pazaret milionshe të ÇETËS, në lidhje me “KORIDORIN 8-të”

Për keqpërdorimet dhe reketimet që bëjnë funksionarët që udhëheqin me DAP (UJP).. 

Për shpëtimin e vendit nga ÇETA E HAJDUTËVE udhëhequr nga Karadyzen Ali Beu..

 Edhe për…. ‼️
Një projekt të zgjerimit të rrugës më frekuemtuese në Çair, të cilën e premtoi dhe nuk e realizoi asnjëherë Çeta e Karadyzenit…

️◾️*Ps: Spiunit të Karadyzenit që mos i mbetet “ezhgall” se çfarë kemi diskutuar tjetrën herë është i mirëseardhur në tavolinë sepse unë flas hapur kudo.

13 Maj, 2022
Tetovë

F.B.L.

Linku i postit të Fatmir Limanit në FB:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1367802330360436&id=100013920463093