Tetovë – Ish-kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, pritet të kandidojë përsëri në zgjdhjet e tanishme lokale, njofton KlanMacedonia
Garat më interesante në kampin politik shqiptar do të jenë për Tetovën, Gostivarin e Strugën, ndërsa për ato maqedonase – gjithësesi për Shkupin, Manastirin, Prilepin e Kumanovën. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, natyrisht se do të bëjnë çmos që Kryeqyteti të jetë i tyre, njësoj si dhe BDI-ja që mëton të ruajë Tetovën.
Ajo që mësohet nga burime partiake është se Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit rikthen në garë për Tetovën profesorin Sadi Bexheti. Integristët ndërkaq vazhdojnë të mos i hapin kartat nëse do të matin forcat me kryetaren aktuale Teuta Arifin apo të tjerë./ora24.tv/