Trajnim për mbështetjen e personave me sëmundje të rralla

Shkup, 23 nëntor – Shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla “Jetë me sfida” nga Manastiri sot në Shkup organizon trajnim njëditor për psikologë dhe psikoterapeut me temë “Shëndeti mental – vital në trajtimin holisitik të personave me sëmundje të rralla dhe familjeve të tyre”.

“Për shkak të rezultateve të mira, ne vazhdojmë të ofrojmë ndihmë psikologjike falas për njerëzit me sëmundje të rrallë dhe familjet e tyre dhe e zgjerojmë atë në qytete të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lista e psikologëve dhe qyteteve në të cilat ne punojmë do të publikohet së shpejti në faqen tonë të internetit dhe në mediat sociale”, kumtojnë nga shoqata.

Ky trajnim mbahet në kuadër të Linjës për të ndihmuar në sëmundjet e rralla.