Transporti publik sot në Shkup me orar të së dielës

Shkup  – Ndërmarrja publike e qarkullimit (NPQ) informon se transporti publik sot do të funksionojë sipas orarit të së dielës. Theksojnë se përjashtim do të jenë linjat 18A, 32, 51, 55B, 55V, 56, 56A, 70, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës, njofton (koha.mk)

Kujdestare do të jenë pikat e shitjes së biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendrën e transportit, të cilat do të punojnë prej orës 7:00 deri në orën 19:00, ndërsa prej 7:00 deri në orën 13:00 e hapur do të jetë pika e shitjes në Gjorçe Petrov.

Regjimi i ndryshuar i cekur, informon NPQ, është për shkak të festës fetare, Uji i bekuar./ora24.tv/