Trajneri i saposhkarkuar nga Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, mund ta zëvendsojë Frank Lampard-in te Chelsea.
Ish-kapiteni legjendar i të Kaltërve po kalon në një periudhë rezultatesh të dobëta te londinezët, dhe raportohet se pronari i klubit, Roman Abramoviq, mund ta largojë në ditët në vijim.
Ndërkaq, e përditshmja gjermane, Bild, ka raportuar se krerët e Chelsea-s tashmë po e mendojnë zëvendësimin e tij, dhe një emër më i pranishëm në tavolinë është pikërisht ai i Tuchel-it./klankosova.tv/