Turizmi dhe hotelieria, kolaps në vitin 2020, kompanitë në vend kërkojnë masa të veçanta për shpëtim

Maqedoni – Viti i kaluar 2020 do të përfundojë me mbi 70 për qind rënie të qarkullimit në turizëm dhe hotelieri. Mbyllja e kufijve në vendet në botë gjatë muajve të kaluara tërësisht i ka ndalur udhëtimet turistike, turistë afaristë pothuaj nuk ka pasur, nuk ka pasur as konferenca, seminare dhe punëtori.Kompanitë kërkojnë masa të veçanta për përkrahje nga shteti që të mbijetojnë dhe t’i mbajnë të punësuarit, raporton Telegrafi Maqedoni.

Statistika është e pamëshirshme. Tregon gjithsej 414,824 turistë duke përmbyllur me tetorin e vitit 2020, që është zvogëlim për 60,8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ose rënie prej 84,2 për qind të numrit të turistëve të huaj. Të ngjashme janë edhe numrat edhe të bujtjet. Nga janari deri në tetor janë realizuar 1.589.009, që është zvogëlim për 47,2 për qind ose rënie për 84,1 për qind te turistët e huaj.

Sipas saj, nëse analizohet indeksi i qarkullimit të shërbimeve në tremujorin e dytë dhe të tretë, në pajtim me të dhënat zyrtare statistikore, do të vërehet se te agjencitë turistike ka rënie prej 99 për qind në tremujorin e dytë dhe gati 88 për qind në tremujorin e tretë. Te shërbimet hotelierike, rënie të madhe ka te hotelet dhe objektet e tjera për bujtje prej 88 për qind në tremujorin e dytë, respektivisht 54,3 për qind në tremujorin e tretë. Statistika tregon se qarkullimi në punën e restoranteve dhe objektet tjera për përgatitjen e shujteve dhe shërbimin e ushqimit shënon rënie prej 75 për qind në tremujorin e dytë dhe 29,5 për qind në tremujorin e tretë.

“Me katër pakot anti-krizë, u amortizua një pjesë e konsiderueshme e humbjes dhe efekteve negative, por një pjesë e kompanive, para se gjithash, në mjediset urbane, nuk janë përfshirë ndoshta me masën kyçe, sistemin vauçer, i cili i ka dislokuar hotelet e qytetit në qytetet, të cilat nuk janë qendra turistike. Nëse merret parasysh fakti se një pjesë e hotelierëve dhe agjencitë turistike për shkak të mungesës së punës kanë mbetur me numër të zvogëluar të të punësuarve dhe nuk kanë arritur t’i plotësojnë kriteret për marrjen e mjeteve në bazë të kësaj zgjidhje ligjore, më shumë se e qartë është se për këtë sektor nevojiten masa speciale me qëllim të përkrahjes së kompanive për mbajtjen e të punësuarve dhe të stabilitetit të subjekteve afariste. Presim që këto përpjekje të hasin në përkrahje, pasi ndihma do t’u mundësojë ruajtjen e sa më shumë vendeve të punës në këtë periudhë posaçërisht të vështirë që vijon”, sqaron Vasilevska Mihajllovska.

“Ajo që është e sigurt është se sektori turizëm dhe hotelieri shumë shpejtë mund të japë rezultate pozitive pas përfundimit të krizës, me hapjen e kufijve dhe anketave që në korniza botërore bëhen për interesin e njerëzve për udhëtim, por megjithatë fakti se koronavirusi po zgjat, ndërsa vaksinimi është proces i cili nuk do të përfundojë shpejtë, lë hapsirë dhe mundësi që efektet negative të ndjehen edhe një periudhë të caktuar edhe në vitin 2021. Për këtë qëllim nevojitet që ky sektor si posaçërisht i goditur nga pandemia botërore të përkrahet edhe në periudhën që vijon, me qëllim që të mbahet kondicioni i kompanive, të mbahen punëtorët në punë, fushata promotive agresive e destinacionit, përkrahja e PCR testeve për turistet e huaj, e me këtë edhe destinacioni atraktiv i Maqedonisë së Veriut para turistëve të huaj potencial”, konkludon Daniella Vasilevska Mihajllovska, këshilltare e pavarur në Odën ekonomike të Maqedonisë./ora24.tv/