U bë hit në rrjet me shprehjen “Ku do hamë”/ Ndërron jetë djali 6-vjeçar

Antwain Fowler, fëmija që u bë viral në internet për mimikën e tij, teksa pyeste ‘Ku do hamë?’ ka ndërruar jetë, raporton epokaere.

Antwain Fowler 6 vjeç, që u bë viral në një video duke pyetur, “Ku do të hamë?” ka ndërruar jetë. Mediat e huaja raportojnë se lajmi u konfirmua nga familjarët në adresë e Instagramit të djalit të vogël.

Antwain Fowler ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të quajtur enteropati autoimune, e cila ndodh kur sistemi imunitar i trupit sulmon veten.

“Dhimbja në zemrën time nuk është si asnjë tjetër. Pse Zot!!!!” Asnjëherë në një milion vjet, zemra ime nuk është në gjoks”,- tha nëna e tij duke e përshkruar dhimbjen si të padurueshme.

Ai u bë viral në internet me postimet qesharake në Instagram dhe YouTube që shfaqnin personalitetin e tij./ora24.tv