Vaksinohet një 100 vjeçar në Kretë

GREQIPas vaksinimit të profesionistëve të kujdesit shëndetësor, programi i vaksinimit të koronavirusit hyn në fazën e injektimit të dozës së parë në popullatën e përgjithshme.transmeton makfax.com.mk

Një burrë 100 vjeç u vaksinua në ishullin e Kretës pasditen e vonë dje.

Andronikos Pantalos ishte një nga të parët që mori pjesë në programin e vaksinimit. I moshuari u paraqit në spital me vajzën e tij dhe u vaksinua, njoftoi media greke.

Deri më tani, 75,276 njerëz janë vaksinuar në Greqi.

Të Premten pasdite, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kontosamanis komentoi lajmet se furnizimi i vaksinave Pfizer në Greqi, si dhe në të gjithë BE, do të vonohej. Ai siguroi se Greqia ka sasitë për të siguruar dozën e dytë për ata që tashmë janë vaksinuar.

Greqia siguroi 26,090,000 doza, që korrespondon me vaksinimin e 15,450,000 qytetarëve./ora24.tv