Vidhen para nga aparatet e lojërave të fatit

TETOVË – Dje nga MPB Tetovë bëjnë të ditur se është privuar nga liria personi me iniciale F.B (45) nga f.Jazhincë e Tetovës, pas një denoncimi nga bashkëfshatari i tij D.S (30), se në period nga ora 1:30 deri 07:20, në objektin kaffe bar me aparate lojërash fati, ka hyrë brenda dhe nga njëri nga aparatet ka nxjerë para me anë të forcës.
Paratë u gjetën tek personi i arrestuar, dhe pas dokumentimit ndaj tij do vijojë padi adekuate . /ora24.tv